7 Këshilla për kujdes ndaj lëkurës gjatë pranverës

7 Këshilla për kujdes ndaj lëkurës gjatë pranverës

1. Eksfolimi (Grryerja) e lëkurës

Së pari filloni duke larguar shtresën e lëkurës të prodhuar nga dimri. Edhe pse qelizat e lëkurës rigjenerohen vazhdimisht, puçrrat dhe shenjat tuaja të rënda të dimrit mund të kenë penguar lëkurën e vdekur të hiqet në mënyrë efektive. Mënyra më e mirë për të eksfoluar lëkurën është të bëni një banjë të nxehtë dhe t'i bëni vetes një eksfolim të plotë të trupit duke përdorur një pastrues (scrub) të butë, siç është TEXTURA - BODY SCRUB (WITH SUGAR). Pastroni të gjithë trupin, veçanërisht ato pjesë që janë të prirura për njolla të ashpëra - gjunjët, bërrylat, këmbët, duart dhe shpina.
 
Pastruesit (scrubs) e trupit janë të ashpër për tu përdorur në fytyrë, kështu që për fytyrë është më mirë të përdorën pastruesit e fytyrës (scrubs) siç është TEXTURA GALAXY FACIAL SCRUB (WITH SUGAR). Procedurën e eksfolimit të lëkurës gjithmonë përcilleni me një aplikim të kremit hidratues për të freskuar dhe shkëlqyer lëkurën.

 

2. Hidratohu (Pi ujë)

Organet kanë nevojë për hidratim për të funksionuar siç duhet dhe lëkura është organi më i madh i trupit. Konsumimi I ujit në mënyrë të rregullt luan rol të rëndësishëm për të pasur një lëkurë të pastër dhe të hidratuar.

 

3. Përdorni krem kundër diellit, edhe në ditët me re

Kremat për mbrojtje ndaj rrezeve të diellit nuk janë vetëm për në plazhë. Edhe gjatë ditëve me re rrezet UV depërtojnë dhe dëmtojnë lëkurën. Ju duhet ta mbroni atë! Aplikoni krem me SPF të lehtë siç është SUN ATTITUDE MULTI-PROTECTIVE FACIAL & BODY MIST SPF30, pa marrë parasyshë koha.

 

4. Konsumoni fruta dhe perime

Mënyrë tjetër e shkëlqyer për hidratim është edhe konsumimi I frutave dhe perimeve. Frutat dhe perimet kanë sasi të lartë të ujit dhe gjithashtu kur i shtojmë edhe vitaminat dhe lëndët ushqyese që kanë ato, mund të kemi një rostiçeri (snack) të shijshëme gjatë ditës. Disa nga frutat dhe perimet që janë të shkëlqyer për lëkurë janë marula, brokoli, grejpfruti, karotat, mollët dhe shalqinjët. Studimet tregoje se edhe fruat tjerë citrik (limoni, portokalli etj.) janë të mira për shëndetin e lëkurës.

 

5. Përdorëni hidratues

Gjatë dimrit ne përdorim hidratues më të rëndë të cilët gjatë kohës me diell nuk janë të përshtatshëm pasi e bëjnë lëkurën më të yndyrshme. Por si pjesë e rutinës suaj të kujdesit ndaj lëkurës gjatë periudhës pranverore, zgjidhni një hidratues më të lehtë siç është AQUASPHERA - SUPER-MOISTURIZING MULTI-PROTECTIVE DAY CREAM për ta mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme dhe të hidratuar pa e rënduar atë.

 

6. Bëni ushtrime

Stërvitja rrit rrjedhjen e gjakut, gjë që ndihmon në ruajtjen e qelizave të shëndetshme të lëkurës. Qeliza të lumtura të lëkurës = lëkurë e lumtur! Ju as nuk keni nevojë të shkoni në palestër, nëse është kohë e mirë jashtë, bëni 30 minuta joga/ushtrime në parkun tuaj, ose, përfitoni nga moti i freskët i pranverës dhe bëni një shëtitje/vrap.

 

7. Pastroni furçat e grimit

Furçat dhe sfungjerët e kozmetikës mund të krijojnë një sasi serioze të njollave dhe baktereve të vështira për t'u parë, dhe çdo përdorim I tyre aplikon mikrobe në fytyrën tuaj. Lani butësisht furçat tuaja me një pastrues natyral, më pas vendosini ato të thahen për 24 orë.

 

 

 

 

 

 

Back to blog
1 of 3